watsapKëto janë gabimet më të mëdha dhe më të shtrenjta në histori – disa kanë kushtuar edhe me vdekjen e shumë njerëzve.

Refuzimi i Harry Potter

Rreth 12 shtëpi botuese kanë refuzuar dorëshkrimin e Harry Potter përpara se ta merrte në fund Bloomsbury, duke pranuar këshillën e Alices 8-vjeçare, vajzës së presidentit.

Libri deri më tani është përkthyer në 12 gjuhë, ndërkaq dhe autori i saj ka arritur përfitime deri në 927 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Hedhja e Bitcoinëve

James Howells, në vitin 2009 kishte blerë rreth 7500 bitcoins të pavlefshëm. Deri në vitin 2013, vlera e një bitcoini kishte shkuar deri në 848 euro, që domethënë se bitcoinat e Howellit kanë arritur vlerën prej rreth gjashtë milionë eurosh.

I vetmi problem ishte që Howells kishte deklaruar se ato i kishte vendosur në një kuti të cilën kishte vendosur ta hidhte në bërllok. Kur e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë, kishte shkuar për ta kërkuar atë, por ishte e pamundur për ta gjetur.

Refuzimi i blerjes së Google për një milion dollarë

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, në vitin 1999 i kishin ofruar shitjen e kërkuesit Google, drejtorit gjeneral të “Excite” George Bell, për një milion dollarë. Këtë e kishte refuzuar Bell. Ai gjithashtu kishte refuzuar edhe ofertën prej 750 mijë dollarësh. Sot Google vlerësohet rreth 365 miliardë dollarë.

Shpëtimi i Hitlerit

Në vitin 1914, ushtari britanik Henry Tandey kishte gjetur në një hendek një të plagosur të paarmatosur, që supozohet të ketë qenë Adolf Hitler, por kishte vendosur ta kursente, transmeton Telegrafi.

Për pasojat e këtij “kursimi të jetës” besoj se nuk ka nevojë të sqarohet.

loading...

Shitja e 610 mijë aksioneve në vend të njërit

Në vitin 2005, një agjent burse japonez i kishte shitur 610 mijë aksione për vetëm një Yen japonez, duke dashur që të bënte “të kundërtën” – të shiste një aksion për 610 mijë Yen japonezë.

Pavarësisht lutjeve për të anuluar shitjen, Stock Exchange Tokio kishte refuzuar ankesën dhe kompania ishte dashur të blinte aksionet me një çmim shumë më të lartë.

Refuzoi bashkëpunimin, ja çfarë e gjeti

Genghis Khan, sundimtari i Perandorisë Mongole, i kishte ofruar diplomaci dhe tregti të hapur Ala ad-din Muhamedin, shahut të perandorisë fqinje të Khwarazmian (sot Iraku dhe Irani) në shekullin e 13-të.

Shah kishte refuzuar, dhe Genghis Khan i tërbuar kishte dërguar 200.000 ushtarë duke e rrafshuar për tokë perandorinë Khwarazmian, transmeton Telegrafi.

Refuzimi i Bryan Acton dhe Jana Kouma

Facebook në vitin 2009 kishte refuzuar të punësonte programerët Bryan Acton dhe Jan Koum.

Disa vite më vonë, Facebook kishte paguar 16,9 miliardë euro për WhatsApp – aplikacion të cilin e kishin zhvilluar Acton dhe Koum.

Porositja e trenave të gjerë

Kompania hekurudhore franceze SNCF kishte shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë në ndërtimin e një numri trenash. Për fat të keq, ata janë shumë më të gjerë se 1300 stacione në të gjithë vendin, një problem ky që francezëve do tu kushtojë rreth 50 milionë euro.

Refuzimi i Beatles-ave

Në vitin 1962 kompania e incizimeve Decca kishte kërkuar një grup të ri. Në audicionin në Londër ishin paraqitur dy grupe të rinjsh. Decca kishte nënshkruar me Bryan Pool dhe Tremeloes. Grupi që ishte refuzuar ishte The Beatles.

Shqiptimi i gabuar i emrit të kompanisë

Qeveria britanike është paditur me shumën prej 12 milionë eurosh për shkak se duke përdorur një “s” tepër kanë akuzuar gabimisht një kompani për borxh.

Më shumë se 250 veta kanë humbur vendin e punës kur kompania 124 vjeçare “Taylor and Sons” ishte akuzuar për borxh në vend të kompanisë “Taylor and Son”, kompani që kishte paraqitur falimentimin në vitin 2009.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid