banka-greqiGrekët janë në krizë për shkak se janë një tufë dembelësh? Ata punojnë vetëm 10 muaj në vit dhe paguhen për 14 muaj.

Ata dalin në pension pas 25 vjetësh punë dhe rrinë kot vërdallë nëpër kafene duke pirë uzo. Jetojnë nga lëmosha që u jep Gjermania dhe mashtrojnë për taksat e tyre. Trojka, Komisioni Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë provuar papushim për t’i ndihmuar, por ata nuk duan të dëgjojnë. Dhe tani po sillen si të majtë të paarsyeshëm dhe po refuzojnë të paguajnë qoftë edhe një pjesë të parave që kanë marrë borxh.

– E vërtetë?

– Gjepura

Thuajse çdo gjë që ju kanë thënë për krizën greke është një grumbull gjërash të pakuptimta.

Ja përse.

1. Grekët i kanë shtrëngur rripat më shumë sesa iu kërkua

Që nga marrëveshja e huasë, 5 vjet më parë, qeveria greke ka shkurtuar shpenzimet, ka ngritur taksat dhe uli deficitin buxhetor (përpara interesave të borxhit) nga 24 miliardë në 3 miliardë euro. Greqia i ka ulur borxhet më shumë sesa i është kërkuar. Nuk është çudi që FMN i quajti masat shtrërguese “të jashtëzakonshme: dhe e përshëndeti për “përparimin e rëndësishëm” në reforma.

2. Problemi i vërtetë është se mjekimi i Trojkës ka dështuar

FMN parashikoi fillimisht se masat shtrënguese do të sillnin një rimëkëmbje të ekonomisë në Greqi, duke filluar që në vitin 2011, në saj të efekteve të fitores së besimit në tregje. Nuk ndodhi kështu. Këto janë citate të dokumentit të shpëtimit të vitit 2010. FMN parashikoi që në vitin 2014 ekonomia mund të rritej me më shumë se 3 % në vit. Papunësia u parashikua të ulej në 15 % në vitin 2012. Kështu, ndërsa qeveria greke e shkurtoi borxhin, ekonomia u zvogëlua më shumë.

3. Ekspertët e cituar janë të gjithë të njëanshëm

Ka shumë njerëz të zgjuar nëpër TV dhe në internet që edhe tani po e tundin gishtin drejt grekëve. Problemi? Ata punojnë të gjithë në sektorin e financës. Pra fokusi i tyre është në gjëra të tilla si aksione, obligacione dhe aktivitete të tjera financiare dhe jo tek gjërat që kanë të bëjnë me jetesën, si puna apo të ardhurat e familjeve në vende si Athina apo Selaniku. Financat vërtet mund të jenë të rëndësishme, por nuk janë gjithçka.

4. Greqia është tashmë në katastrofë

Nofulla ime bie sa herë dëgjoj ndonjë ekspert që thotë se Greqia do të gjendet në një katastrofë ekonomike nëse nuk paguan paratë që i ka borxh Trojkës apo largohet nga zona Euro. Çfarë? Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë me 25 % në 8 vjet. Importet kanë rënë me 40 %. Papunësia është 25 %. Katastrofë? Kjo ka ndodhur tashmë.

Loading...

5. Një vend nuk mund të gjenerojë para duke shtrënguar rripin

Bisedimet mes Trojkës dhe Greqisë u ndërprenë për shkak të kundështive se sa duhej të rriste taksat dhe të shkurtonte shpenzimet qeveria greke. Çfarë? Kjo është e bazuar në llogari të gabuara. Megjithatë është përsëritur shumë, edhe nga redaksi lajmesh me reputacion. Nëse një vend rrit taksat dhe shkurton shpenzimet, ai nuk krijon aspak të ardhura, por thjesht i transferon paratë nga një dorë në një tjetër.

6. Po, grekët mund t’i rikthehen dhrahmisë mjaft lehtë

Rënkimet janë tërërisht false. Kjo gjë ka ndodhur më parë, për shembull, në shumë vende të Europës Lindore pas rënies së murit të Berlinit. FMN dhe institucione të tjera i ndihmuan këto vende në atë kohë dhe tranzicioni ishte i suksesshem e relativisht pa dhimbje. Nëse ata refuzojnë të ndihmojnë grekët, do të shënonin një akt të qëllimshëm ligësie.

7. Po, grekët mund të jenë shumë mirë pa Euro-n

Britanikët janë. Edhe polakët. Edhe skandinavët. Mirë janë edhe islandezët, të cilët kanë rikuperuar që nga kriza e vitit 2008, edhe për shkak se janë ata që e kontrollojnë monedhën e tyre. Në fakt, FMN e ka pranuar se Greqia do ta kishte shmanguar një depresion të tillë nëse do të kishte patur dhrahminë dhe thjesht mund të kishte zhvlerësuar monedhën. Ideja që Greqia ka nevojë për euron është budallallëk.

8. Jo, grekët nuk e shkaktuan kriznë të vetëm

Faji bie edhe mbi idhujt e Davosit që e shtynë projektin e tyre “euro” kudo, përshirë edhe vende si Greqia, për të cilin ishte i papërshtatshëm. Kjo ndihmoi në rritjen e borxhit në dekadën e fundit. Që atëherë, idhujt e Davosit po e shtyjnë “kurën e tyre të bukës dhe ujit” drejt një rruge pa krye. E keni vënë re që idhujt e Davosit nuk janë aq budallenj që ta provojnë vetë ilaçin e tyre. Në Bruksel, Frankfurt, Londër dhe Uashington, dieta mbahet në Lobster Thermidor, Oysters Rockfeller dhe Chateatu d’Yquem.

9. Mos u rrëmbeni nga paniku

Kjo krizë nuk duhet të jetë ndonjë gjë e madhe për pjesën tjetër të botës. Ekonomia greke është thuajse sa ajo e Alabamës. Tregjet i kanë nxjerrë jashtë thuajse shumicën e aseteve financiare të Greqisë. Dhe kriza greke do të përhapet vetëm nëse politikbërësit e lejojnë atë. Unë vlerësoj se disa njerëzve u ka bërë mirë paniku. Por gjithësesi ata duhet të marrin pak frymë.

10. Kura e propozuar nga Trojka nuk kishte kuptim

A duhet Greqia të reformojë sistemin e pensioneve? A duhet të thjeshtojë apo të zgjerojë bazën e taksave të saj? Sigurisht. Por asnjë nga këto nuk do të ndihmojë milliona njerëz që të gjejnë punë, të fitojnë dhe të shpenzojnë para. Ju mund të trajtoni edhe një plagë me armë zjarri me “djetë dhe ushtrime fizike”. Nuk janë praktika të gabuara –janë thjesht tërësisht të parëndësishme.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid