palesterKur bie fjala te rregullat dhe etika e nje palestre, tashme te gjithe e dime se aty duhen evituar bisedat me celular, duhen vendosur veglat e perdorura neper vende, apo te mos hyhet me atlete me balte. Por, ka nje mori gjerash qe behen ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme, por qe shkaktojne merzi dhe pengojne te tjeret. Me keq akoma, disa prej ketyre gabimeve ndikojne negativisht ne shendetin tuaj.

1. MOS E PERDORNI NJE DYSHEK, APO STOL PA E PASTRUAR ME PARE
Dysheket e piset te stretching mund te permbajne viruse e bakterie. Nese keni nje gervishtje apo plage dhe apo bie në kontakt me kete siperfaqe te pushtuar nga mikrobet, ju mund te merrni nje infeksion shume te rende.
Çdo lloj palestre duhet te ofroje spray, letra dhe sterilizuez, te cilat ju mund t’i perdorni per te disinfektuar siperfaqet shpejt. Nese palester juaj nuk i disponon, kerkojini. Fundi i fundit ju po paguani sherbimin. Në rastin me te keq, mbani me vete letra e sterilizues. Gjithmone pastrojini ato perpara dhe pas perdorimit.

2. MOS BENI DUSH PA PANTOFLA
Te jeni te sigurte qe në dushe ndodhin gjera mjaft te shpifura – prandaj ju duhet te mbroni veten tuaj nga prania e mikrobeve, pamvarsisht standarteve te higjenes se palestres. Nese beni dush në palester, blini nje pale shapka te lira dhe perdorini ato vetem per në dushin e palestres.

3. MOS I JEP DIKUJT KESHILLA NESE NUK TA KERKON
Evitoni deshiren per te dhene keshilla në palester per dy arsye. E para, ata do te kalojne në vetembrojtje dhe do te ta kthejne mbrapsht kritiken. E dyta, keshilla juaj mund te jete e gabuar.
Vetem në rast se teknika e tyre eshte e rrezikshme per ata dhe te tjeret, evito dhenien e keshillave. Nese vertet do te ndihmosh, te pakten fito miqesine e tyre me pare.

4. MOS BEJ STERVITJE NË NJE AMBJENT TE MBIPOPULLUAR
Zonat si hyrja, rruget e kalimit mes zonave te veglave, apo korridoret duhet te rezervohen per te kaluar në rast mbipopullimi e Jo per te bere Lunges, lekundje te kettlebell apo kercim me litar. Ju mund te demtoni ata qe kalojne aty, ose veten tuaj.
Gjithmone stervituni në zonat e caktuara, larg njerezve qe vijne e shkojne.

5. MOS E PERDOR GABIM ME QELLIM NJE MAKINERI
Perdor nje makineri per shpatullat vetem per shpatullat – Jo ushtrim kompleks per glutes.
E para e punes, po i zë makinerine dikujt qe me te vertete do ta perdore ate në menyre korrekte. E dyta, ju mund ta prishni ate, apo te demtoni veten tuaj. (Mos beso shume te prodhimi i tyre)

6. MOS NGRI PESHA PA VENDOSUR BLLOKUESIT NË FUND TE TYRE
Kam rastisur te shoh nje zoteri, qe po perdorte nje stol te perkulur dhe nderkohe i rane te gjitha pllakat e peshes, hekuri i shtanges fluturoi lart dhe kjo ndodhi para se te arrija te shkoja drejt tij. Per fat te mire, perveç gervishtjes se egos se tij, nuk pati asnje problem.
“Ndoshta duhet te perdoresh kete,” i thashe, duke i treguar nje bllokues peshash.
Ju duhet t’i vendosni bllokuesit e peshave kur perdorni shtange. Pamvaresisht peshes, pllakat do te rreshqasin e do te prishin balancen tuaj, pa permendur pastaj ndonje demtim te mundshem.

Loading...

7. MOS KALO NGJITUR NJE PERSONI QE PO USHTROHET
Leri çdo njeriu hapesiren e nevojshme per t’u ushtruar. Ju nuk u shkon nder mend se ai mund te humbase kontrollin e te rrezoje peshat, ose nese ai po ben shume levizje.
Psh.: Kam pare persona qe shtrydheshin duke kaluar afer nje personi qe po bente Olimpik Lift. Ide e keqe. Prisni me mire pak sekonda qe ai te mbaroje. Gjithashtu, nese dikush po ngre pesha te renda si: squat me shtange, deadlift, ngritje shtange lart etj) kurre mos kalo para syve te tyre. Eshte shperqendruese dhe paedukate.
E nese dikush po ben pompa, apo plank, te lutem evito se kaluari siper tyre.

8. MOS GJUAJ FEMRAT
Palestra eshte nje vend shume i mire per te takuar femra, qe ndajne te njejtin interes dhe per me shume jane te shendetshme dhe fit. Megjithate, palestrat, jane nje vend i keq per t’i perdorur per te gjuajtur femrat me fjale, per t’i ngacmuar, per t’mos ua shqitur syte, apo per t’u dhene a tyre keshilla.
Thashethemet fluturojne shpejt. Dhe në varesi te madhesise se palestres do te kthehesh në ate tipin, qe asnje vajze nuk do te te donte te fliste me te – ose me keq akoma, te humbisje anetaresimin tend në palester.

9. MOS I MERR VEGLAT DIKUJT PA PYETUR
Palestrat e mbipopulluara jane hop kush te mundet: stolat jane te zene, te gjithe duan te perdorin te njejtat gira dhe te gjithe te pyesin “Edhe sa sete ke?”
Gjithmone tregohu me edukate, sidomos në oret pik. Nese shikon nje stol te lire dhe dike qe qendron afer tij, pyet perpara se ta perdoresh; gjithesesi edhe nese eshte e zene, ai do te te lere ta perdoresh. Gjithçka qendron tek edukata.

10. MOS PESHTY NË BURIMIN E UJIT (Çezmat)
Askush nuk do te deshironte te shihte peshtymen tuaj, apo çimçakizet aty ku pihet uje (as ti jo). Perdorni koshin e mbeturinave, peceta apo tualete.

11. MOS ÇO MESAZHE DUKE ECUR
Ju rrezikoni te demtoheni vete, apo te demtoni dike tjeter duke ecur pa mendje ne nje palester me shume njerez. Mund te pengohesh afer dikujt qe po ben nje ushtrim, te nderhysh tek dikush qe po ngre nje peshe, ose – krejt kollaj – perplasesh edhe me ndonje makineri.
Kjo duhet qesharake, por ndodh. Ndaloni perpara se te shkruani ne celular.

12. MOS VIDH USHTRIMIN E NJE TRAJNERI PERSONAL
Ndodh qe nje trajner personal te jete duke i mesuar nje ushtrim fantastik klinetit te tij dhe kjo ju terheq vemendjen. Kurre mos i spiunoni gjate punes se tyre dhe mos u perpiqni ta imitoni (dobet) levizjen vete. Do te ishte shume me mire nese do t’i pyesnit vete ata se çfare po bejne. Gjasat jane, qe ata me kenaqesi do t’ua mesojne edhe juve levizjen, në menyre qe ta beni ate sa me korrekt.
Në vend qe te vidhni me sy ushtrimet e trajnereve personal – e me beso, ne e dallojme shume mire – eshte shenje mosrespekti per te dyja palet, trajnerin dhe klientin, veçanerisht per klientin i cili ka paguar per te mesuar diçka, qe ju e “rrembyet” pa pagese.

13. MOS E ZHVISH BLUZEN NË PUBLIK
Kjo, per ca arsye te çuditshme, vazhdon te ndodhe. Ju lutemi, respektoni pronaret e palestrave dhe mbajini rrobat veshur gjate gjithe stervitjes suaj.
Persa i perket djemve qe u pelqen te “shesin mend”, e verteta eshte se duke hequr bluzen dhe shtrydhur muskujt para e prapa në pasqyre, tregon vetem nje kerkese te brendshme aprovimi per pasigurite e tij.

14. VAJZA, PALESTRA ESHTE VEND PUNE E JO PASARELE MODE
Ndodh rendom, te shohesh vajza, qe siç vijne, ashtu dalin nga palestra. Funksioni i pasqyrave te palestres eshte te kontrollosh tekniken e ushtrimeve dhe pozicionin korrekt te trupit, nuk eshte juri qe do te te zgjedhe ty si vajzen me te bukur.
Palestrat jane konceptuar si vend pune, vend ku jepet maksimumi, ku vetem qellimi qe i ke vene vetes ka rendesi, ku djersa duhet te te shkoje çurke e te mos kesh kohe e force te lidhesh edhe floket.
Punoni fort aty, qe pasarelen ta beni jashte e madje më me kurajo e vetebesim se kurre.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid