nxehteShërbimi Meteorologjik në Tiranë parashikon mot të nxehtë, ku temperaturat do të fillojnë të rriten që të shtunën me 1-2 gradë Celsius, për të vijuar sërish me rritje ditën e diel.

Konkretisht temperaturat këtë fundjavë do të arrijnë deri në 37 gradë celsius. Kjo temperaturë parashikohet në hije, pasi nëpër rrugë i nxehti mund të ndihet akoma më shumë. 

Loading...
“Duke filluar nga dita e shtunë, vendi ynë do të fillojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme që do të sjellin në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët, përgjatë vijës bregdetare. Të shtunën do të ruhen zhvillimet e mesditës që do të jenë të përqendruara në pjesën juglindore të vendit, ku në mesditë do të marrin zhvillim duke u shoqëruar me reshje lokale shiu. Dita e diel do të kemi mot kryesisht të kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillime vranësirash në juglindje dhe në verilindje të vendit. Duke filluar që sot (e premte) temperaturat janë deri në 34-35 gradë, nesër do të kemi një rritje prej një gradë”, ka thënë Blerta Sherollari, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid