barcaMomenti i zi i Barcelonës, që brenda pak javësh është transformuar në një skuadër në krizë të thellë dhe pa ide, duke u eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe duke humbur tri ndeshje rresht në kampionat, është tema e ditës në gjithë mediat botërore.

E përditshmja britanike ‘The Mirror’ ka analizuar sot gjithçka po ndodh me katalanët dhe jep 5 arsye që kanë çuar te kriza e paparë.

Vendimet e Luis Enriques – Messi, Suarez dhee Neymar janë të jashtëzakonshëm, por po luajnë çdo tre ditë prej muajsh dhe Luis Enrique është fajtor për faktin se Barcelona luan thuajse me të njëjtët lojtarë që prej fillimit të sezonit. Nëse shtohet edhe Kupa e Botës për Klube, lodhja herët a vonë do të ndihej dhe trajneri është padyshim një ndër fajtorët për këtë rënie të frikshme në aspektin fizik. Si për të rënduar pozitat e veta, Enrique nuk kreu asnjë zëvendësim ndaj Valencias, me justifikimin se të gjithë ishin të shkëlqyer.

Lodhja – Ashtu si më sipër, lodhja dhe menaxhimi i energjive kanë qenë një problem i jashtëzakonshëm te Barça këtë sezon. Që kur ka lënë pas dëmtimin, Mesi nuk mungon kurrë; Luis Suarez gjithashtu ka luajtur çdo minutë në Champions e 30 ndeshje të plota në kampionat; Neymari është një ndër lojtarët me më shumë minuta në Primera.

Loading...

Transferimet e gabuara – Nëse lodhja është një problem gjigant, kjo vjen edhe për shkak të stolit të varfër. Kur mungoi Mesi për dëmtim, në stol ishin vetëm Munir El-Hadadi e Sandro Ramirez, tepër të rinj e pa eksperiencë për nivele të tilla. Në janar klubi kërkoi sulmues cilësor dhe të gatshëm të pranonte stolin, por emri i preferuar Nolito kushtonte shtrenjtë dhe Barça vendosi të mos blinte askënd. Edhe dy blerjet e mëdha të verës së shkuar, që nisën të luajnë në janar, Arda Turan e Aleix Vidal, duken si trupa të huaj në skuadër.

Rënia e Neymarit – Nuk është e drejtë të vihet gishti mbi lojtarë të veçantë, por në rastin e Neymarit duhet bërë. Braziliani ishte fantastik në vjeshtë, aq sa u nis të flitej për Top të Artë, por në javët e fundit rënia ka qenë e jashtëzakonshme, duke koinçiduar edhe me një udhëtim për në Brazil për të festuar ditëlindjen, ashtu si një vit më parë. Kundër Valencias Neymari preku fundin, sepse nuk bëri asgjë në fushë dhe më shumë u bë problem për skuadrën, duke mos pasur kurrë, ndërsa në fund u grind me një kundërshtar dhe tashmë rrezikon edhe një pezullim të gjatë.

Fati i keq – Valencia luajti ndeshjen e jetës, ndoshta edhe duke e tepruar me agresivitet, vonesa loje e simulime, arbitri nuk ishte në lartësinë e duhur, një gol i kundërshtarit erdhi me një devijim të pafat nga Rakitic dhe Barça humbi trate të arta, që zakonisht i ka shënuar me lehtësi. Nuk mund të mohohet që në këtë moment edhe fati është kundër Barcelonës.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid