50centVetëm pak ditë pasi u dha vendimi se 50 Cent duhet t’i paguante një gruaje 7 milionë dollarë për shkak se postoi një video të sajën me Rick Ross duke kryer marrëdhënie seksuale, reperi shpalli falimentimin duke deklaruar se ishte trokë.
Megjithatë nuk e dimë se si do të reagojë drejtësia, kur të shohë videon e fundit që artisti ka postuar në rrjetin social Instagram.

Loading...

E themi këtë pasi së fundmi 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson III, ka shfaqur përmes një video postimi rezidencen e tij të re pozicionuar në kontinentin afrikan.

Në koment ai shkruan se kjo është perandoria e tij e re në të cilën do të bëhen festat më të çmendura, megjithatë nuk e zbulon vendndodhjen e saktë të shtëpisë. Mos ndoshta ky ishte një veprim i nxituar nga ana e 50 Cent?!

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid