184607063

Pirja e një gote uji të vakët me sodë buke qysh në zgjim, është një nga zgjidhjet më praktike për të shpëtuar nga kapsllëku.

Kafja– Në rast se pihet e nxehtë stimulon lëvizshmërinë në aparatin tretës falë aksionit të kafeinës si dhe ndihmon për jashtëqitjen.

Fibrat– Një dietë e pasur me fibra ndihmon në rregullimin e aparatit tretës. Gjithashtu orizi integral, buka integrale apo mielli integral i përdorur në produkte të ndryshme, ndihmojnë për të luftuar kapsllëkun.

Loading...

Lëngu i mollës ose i dardhës– Në rast të konsumit të rregullt ndihmojnë aparatin tretës që të lirohet pasi stimulojnë pastrimin në zorrë.

Kumbullat dhe rrushi- Janë të pasur me acide organike dhe ndihmojnë për të luftuar problemet e tretjes.

Susam ose fara kungulli– Përmbajnë vitamina dhe kripëra që luftojnë kapsllëkun, megjithëse nuk duhet tepruar me ngrënien e tyre. Mjafton që të hani 2-3 lugë në ditë.

Uji dhe vaji- Pirja e një sasie të madhe uji dhe e 2-3 lugëve vaj ulliri ndihmon për jashtëqitjen, duke e favorizuar një proces të tillë.

Aktiviteti fizik– Mbajtja në formë trupore nëpërmjet sportit favorizon funksionimin e aparatit tretës. Një jetë sedentare, stresi dhe ilaçet mund të bllokojnë funksionimin e aparatit tretës.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid