big-bPrej kohësh duhet të kishin nisur audicionet për përzgjedhjen e kandidatëve për spektaklin më të ndjekur në Shqipëri, ‘Big Brother Albania’. Por, mesa duket nuk kemi të bëjmë me një vonesë, por me anulim të spektaklit për këtë vit.

Kjo konfirmohet nga gazetarja e njohur e showbiz-it, Aulona Musta, e cila në një status në facebook, shprehet se në bazë të informacioneve që ajo disponon nuk do të ketë Big Brother këtë vit.

Loading...

Sa gjynah që nuk do të bëhet Big Brother këtë vit (me aq info sa kam unë të paktën) se kaq shumë sa po del në tv kryeministri, të pakten e kishim futur në Big Brother tre muaj dhe kishte rënë rehat dhe ai dhe ne. Dhe mbase gjatë asaj kohe, ai që do ta zëvendësonte do fillonte të bënte ndonjë gjë për këtë vend”, shkruan Aulona.

Vitin e kaluar ‘Big Brother’ u drejtua nga moderatori Ledion Liço, ndryshe nga vitet e kaluara që i ishte besuar Arbana Osmanit.

Ky pezullim ndoshta i përkohëshëm i këtij spektakli vjen në një kohë kur Top-Channel është duke u përballur me ndryshime rrënjësore, jo vetëm në strukturat drejtuese, por edhe në programet që transmeton.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid