iphone7Një video e re e publikuar nga një sajt kinez ka ngjallur shumë dyshime tek njerëzit. Videoja supozohet të shfaqë prototipin e iPhone-t të ardhshëm, apo iPhone 7 nëse do të ndjekim traditën e emërtimit të iPhone-ve të Apple-it.

Videoja thuhet se është filmuar tek fabrika e Foxconn-it (kompania që merret me prodhimin e çipeve për iPhone) dhe personi që mban telefonin ka veshur doreza mbrojtëse. Diku nga fundi i videos dëgjohet dikush duke bërtitur “Hej!” (roja e sigurisë, ndoshta, ose është një trillim i krijuesve të videos që ta bëjnë atë sa më të besueshme).

Loading...

Gjithsesi, po ta shikoni me kujdes videon, duket logoja e Foxconn-it në kohën që personi bërtet. Sa i përket telefonit, ky prototip nuk e ka butonin kryesor, kornizat janë shumë të holla, ndërsa kamera e pasme është pozicionuar në mes dhe nuk duket asnjë blic. Kamera ballore gjendet gjithashtu në qendër.

Nuk mund t’ju sigurojmë për vërtetësinë e videos, megjithatë mund ta shikoni, se ku i dihet, mund të jetë iPhone 7 i vërtetë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid