virusetBota është në prag të asaj, që shkencëtarët guxojnë ta quajnë “epoka post-antibiotikëve”.

Pohimet e forta të tyre vijnë pas zbulimit të baktereve rezistuese ndaj medikamenteve, të përdorura atëherë kur kishte dështuar çdo lloj trajtimi tjetër.

Te disa pacientë dhe bagëti në Kinë u përdor “colistin”, si mënyra e vetme e mbetur për kurim, megjithatë bakteret arritën të mbijetojnë edhe në këtë rast, çfarë ngjall shqetësimin se një rezistencë e tillë mund të përhapet në të gjithë botën, duke rritur spektrin e infeksioneve të pakurueshme.

loading...

Gjasat janë, që fenomeni të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të tepruar të “colistinit” te kafshët nëpër ferma. Nëse do të gjendeshim vërtet përballë një apokalipsi të antibiotikëve, apo rastit kur bakteret do të arrijnë të fitonin rezistencë të plotë ndaj trajtimeve, atëherë mjekësia – thonë shkencëtarët, – rrezikon të kthehet mbrapsht në kohërat e Mesjetës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka tërhequr prej kohësh vëmendjen te fenomeni alarmues, duke i përshkruar bakteret rezistente ndaj ilaçeve, si një kërcënim gjithmonë e më të madh për shëndetin publik, sidomos nëpër spitale.

Efektshmëria e antibiotikëve, sipas ekspertëve po vjen në rënie, si për shkak të përhapjes së madhe të tyre, ashtu edhe prej keqpërdorimit.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid