alergjiaStudimi, i cili ka analizuar të dhënat e gati 12.000 personave, të cilët janë pranuar në emergjencë ose janë hospitalizuar për shkak të anafilaksisë, ka treguar që numri i intervenimeve për shkak të anafilaksisë, reaksioneve të rrezikshme për jetën, mund të reduktohet nëse merren masat e duhura parandaluese.

Anafilaksia është reaksion alergjik akut, i rrezikshëm për jetën, i ndërmjetësuar nga antitrupat IgE, i cili shfaqet te personat e ndjeshëm qysh më herët kur vijnë në kontakt me antigjenin sensibilizues, transmeton Koha.net. Simptomat janë stridor, dyspnea, frymëmarrja e rëndë apo gulçimi dhe hipotensioni.

Anafilaksinë në parim e shkaktojnë ilaçet (për shembull antibiotikët beta-laktamik, insulina, streptokinaza, ekstraktet e alergjenëve), ushqimi (për shembull arrat, vezët, ushqimi i detit), proteinat, helmet e kafshëve (për shembull, kafshimet e insekteve) dhe lateksi.

Loading...

Sipas mendimit të ekspertëve, rekomandohet që personat me rrezik nga reaksionet serioze alergjike në kafshimet e insekteve, ushqim ose llojet tjetra të anafilaksisë, të mbajnë me vete autoinjektorin e adrenalinës dhe ta vizitojnë mjekun rregullisht për të parandaluar reaksionet e rënda alergjike që kërkojnë hospitalizim.

Përndryshe, injeksioni intramuskular i adrenalinës (epinefrina) si mënyrë e aplikimit ka përparësi ndaj injeksionit të nënlëkurës, sepse qarkullimi i gjakut është nëpër lëkurë, dhe kështu edhe absorbimi sistemor i ilaçit pas injeksionit nënlëkuror, i paparashikueshëm te të sëmurët me hipotension. Te disa të sëmurë me funksion të çrregulluar të sistemit kardiovaskular mund të jetë i nevojshëm injeksioni intravenoz i adrenalinës.

Personat, të cilët tashmë kanë pasur anafilaksi u rekomandohet të mbajnë byzylykun medicinal me listën e alergjive, të shmangin alergjenët të cilët shkaktojnë anafilaksi, të kenë plan veprimi në rast të kontaktit të papritur me alergjenët, t’i udhëzojnë anëtarët e familjes dhe miqtë për t’i ndihmuar në rastin e anafilaksisë dhe të mbajnë me vete autoinjektor të adrenalinës nëse u është përshkruar.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid