anonymousHakerët e grupit “Anonymous”, ka njoftuar sot se kanë parandaluar një sulm terrorist të shtetit islamik në Itali, në sajë të faktit se pas sulmit në Paris kanë intensifikuar aktivitetin e tyre kundër xhihadistëve, raporton DailyMail.

Loading...

“Këtë muaj jemi duke punuar në heshtje. Tashmë kemi parandaluar një sulm të ISIS-it në Itali, dhe shpresojmë të parandalojmë edhe sulme tjera”, thuhet në një mesazh të postuar nga “Anonymous” në llogarinë e Twitter “Operacioni Paris” (#OpParis), transmeton lajmi.net.

“Anonymous” ka premtuar se do t’i ndjekë xhihadistët në internet, pas sulmeve terroriste që ndodhën muajin e kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet rreth sulmit të planifikuar terrorist në Itali. Por ekspertët paralajmërojnë se mediat sociale janë një nga armët më të fuqishme që i kanë në duar ISIS-i, përmes të cilave xhihadistët komunikojnë me mbështetësit e tyre në gjithë botën.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid