iPhone6FBI po përpiqet ta shtyjë kompaninë Apple të krijojë një softuer i cili do t’ia mundësonte agjencisë së hetimeve në SHBA zhbllokimin e iPhone për rastin e sulmeve terroriste në San Bernardino.

Për këtë rast ka një çështje gjyqësore e cila është në vazhdim e sipër në këtë moment, dhe Apple nuk dëshiron t’i bindet autoriteteve, sepse sipas saj ky lejim do të krijojë precedent për zhbllokimin e çdo modeli të iPhone.

Loading...

Tani, sipas një raporti të fundit, Apple po punon për të përmirësuar sigurinë e iPhone në mënyrë që ta bëjë pajisjen e saj të pamundur për përgjim nga autoritetet.

Madje Apple po synon që bllokimin e telefonit të saj ta bëjë në atë mënyrë që as ajo vet nuk do të jetë në gjendje për të zhbllokuar pajisjen.

Apple është duke sfiduar vendimin e gjykatës kundër saj për të zhbllokuar iPhone dhe nëse ata arrijnë të krijojnë sigurinë në telefonin e tyre në këtë mënyrë, atëherë kompania mund të shmang situata si kjo në të ardhmen.

Do të jetë interesante për të parë nëse Apple është në gjendje për të krijuar një lloj të ri të sigurisë që nuk mund të hakohet për pajisjet e saj që bazohen në iOS, pasi kjo do t’i ndihmojë kompanisë të mbajtur qëndrimin e tyre të fuqishëm rreth privatësisë për klientët e tyre.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid