iPhone6Apple ende nuk e ka prezantuar iPhone 7, por me sa duket kompania amerikane se po e projekton modelin e ri dhe pasardhës të iPhone 7S, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2017.

Loading...

Sipas burimeve të besueshme të “AppleInsider”, Apple po planifikon të prezantojë një super-model të iPhone më 2017, i cili do të vijë me ekran të lakuar AMOLED me madhësi 5.8-inç.

Pritet që dizajni i ri i iPhonet do të jetë i ngjashëm me iPhone 4/4S me panele të lakuara përpara dhe në pjesën e pasme.

Gjenerata e ardhshme e iPhone pritet të ketë teknologjinë për mbushje të baterisë pa tela, si dhe teknologjinë e re për njohje biometrike si skaneri i fytyrës dhe i syve.

Javën e kaluar Apple lansoi iPhone SE me ekran 4-inç, që ka trup të njëjtë me iPhone 5, por me specifika të iPhone 6S.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid