arbana-bbArbana Osmani ka dhënë lajmin që një Shqipëri e tërë ka pritur të dalë nga goja e saj.

Moderatorja e Top Channel nëpërmjet një postimi në Instagram ka deklaruar se do të rikthehet në prezantimin e edicionit të nëntë të reality-showt “Big Brother Albania”, në pranverën e 2017-ës.

Loading...

Zëvendësimi i Arbanës nga Ledion Liço në prezantimin e “Big Brother 8”, nuk u prit fort mirë nga publiku, që tashmë e identifikonin reality show-n me moderatoren simpatike. Osmani ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar për këtë temë në deklaratat e saj publike, megjithatë duke parë entuziasmin me të cilin njoftoi lajmin e ri, mund ta kuptojmë që nuk e ka patur shumë përzemër largimin.

Komentet në Instagramin e Arbanës kanë qenë të shumta, pjesa më e madhe e ndjekësve janë të emocionuar për rikthimin e saj në këtë fortmat, ndërsa një pjesë të pakënaqur me shtyrjen e spektaklit për në vitin 2017-të.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid