doshiNë relacionin që prokuroria shqiptare ka dërguar në kuvend për arrestimin e deputetëve bien në sy edhe disa qëndrime të çuditshme.

Përpos arsyeve ligjore që mundohen të përligjin vazhdimin e hetimeve në gjendjen e burgimit për Doshin dhe Frrokun, prokuroria tenton të japë edhe argumenta ekstra ligjorë. “T’i arrestojmë deputetët për të dëshmuar forcën e institucioneve ligjzbatuese, në rastet kur vihen përballë sfidave të integritetit dhe profesionalizmit”, thuhet në relacionin ku shtohet se Doshi dhe Frroku me deklaratat e tyre “krijuan një klimë aspak pozitive për opinionin publik dhe sigurinë në vend”. Pra pyetjet që shtrohen janë, a po kërkon prokuroria arrestimin për agjitacion e propagandë, për prishje klime qetësie, për të dëshmuar forcën e institucioneve apo për faktin e thjeshtë se i ka gjetur të fajshëm? Këto argumenta të bëjnë të dyshosh.

loading...

Por dyshimi bëhet edhe më i madh kur në relacionin e saj prokuroria thërret në ndihmë ndërkombëtarët: “Hetimi i këtij rasti vlerësojmë se ka një rëndësi specifike, ndër të tjera edhe për imazhin e institucioneve shqiptare përballë opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë,” thuhet në relacion. Pastaj shtohet:“U konstatua një rritje e ndjeshme e interesit të shprehur publikisht nga ana e autoriteteve ndërkombëtare që asistojnë dhe mbështesin Shqipërinë në rrugën e Bashkimit Europian, për hetimin e plotë, të shpejtë dhe të gjithanshëm të rastit në fjalë”.

Pra në relacion gati thuhet hapur se prokuroria po i kërkon arrestimet si pasojë e trysnisë së huaj. Në fakt të gjithë e dinë se përfaqësuesit e ShBA-ve e kanë ndjekur nga afër këtë proces. Të gjithë e dinë presionin që ata kanë ushtruar që çyshtja të shkonte në këtë rrjedhë. Por sërish të gjitha këto ngrejnë pikëpyetjen: përse prokuroria e mbështet argumentimin e saj tek këta faktorë? Thjesht se po bën politikë? Apo me keq akoma, se i trembet ende deputetëve të fortë dhe me këto deklarata kërkon të tregojë se nuk po ju arrestojmë në por “të huajt”?

Gjithsesi ka pjesë të rëndësishme të relacionit që tregojnë një mungesë të qartë të integritetit nga prokuroria shqiptare. |lapsi|

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid