vidalNjë aksident i rëndë me makinë për mesfushorin e Juventusit dhe të kombëtares së Kilit, Arturo Vidal, i cili u përfshi në një aksident automobilistik gjatë natës së kaluar në Santiago të Kilit.

loading...

Futbollisti ndodhet me kombëtaren për Coppa America, ku Kili është vend mikpritës. Si pasojë e aksidentit u shkatërrua makina Ferrari 458 e futbollistit, e cila drejtohej nga e shoqja e tij.

Pas barazimit 3-3 me Meksikën, Vidal kishte përfituar nga pasditja e lirë për të shkuar në Monticello Grand Casino, një resort argëtimi për familjarë. Mediat vendase transmetojnë se në rrugën e kthimit makina Ferrari u përplas me një mjet tjetër. Lojtari u transportua në spitalin San Luis de Buin bashkë me të shoqen, që të dy të dëmtuar, ku pasi ju dha ndihma e parë ndodhen jashtë rrezikut. 

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid