avdijajDonis Avdijaj ka zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat e Shqipërisë dhe jo të Gjermanisë.

Ish-lojtari i kombëtareve të moshave të Gjermanisë, do të jetë pjesë e Shqipërisë, teksa shprehet i gatshëm edhe për finalet e “Euro 2016”

Loading...

“E kam thënë tashmë, që në vitin 2015, se kërkesa e Shqipërisë ishte një nder i madh për mua. Megjithatë, ajo nuk mbërriti tek unë për shkak të lëndimit dhe mungesës së praktikës së lojës. Unë nuk isha mjaft i fortë në ato momente.

Djemtë, të cilët e kanë arritur këtë sukses të madh, sigurisht që meritojnë të jenë edhe në finalet e Kampionatit Europian. Por, në qoftë se ekipi kombëtar shqiptar ka nevojë për mbështetjen time, unë do të jem atje”. ka thënë mesfushori shqipër për “Sport Bild”.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid