aksidentiNjë aksident me pasoja fatale për dy fëmijë që ka ndodhur në Dresden të Gjermanisë po rezulton të jetë bërë me qëllim. Për të qenë edhe më keq, autori i aksidentit – vrasje të dyfishtë, është babai i dy fëmijëve.

Bëhet fjalë për shqiptarin 46 vjeçar nga Kosova i cili duke mos dashur të pajtohet me ndarjen e gruas i kishte vozitur ata qëllimshëm drejt vdekjes, shkruan bild.de ndërsa mediet tjera gjermane theksojnë se ai në këtë mënyrë donte të vriste edhe veten.

loading...

Ai e ka ngarë makinën e tij BMW me shpejtësi të madhe drejt dy drurëve me ç`rast dy fëmijët e tij, vajza 4 vjeçe dhe djali 5 vjeç kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Vetë ai, si shkaktar i aksidentit të tmerrshëm ka pësuar lëndime të rënda transmeton albinfo.ch mediet gjermane. Por tash ai do të përgjigjet para gjyqit për vrasje të rëndë, të dyfishtë.

Kosovari kishte të drejtë t`i merrte fëmijët gjatë vikendeve nga gruaja me të cilën zyrtarisht ende nuk ishte shkurorëzuar. Dhe ditën fatale ai i kishte marrë ata, duke i çuar drejt vdekjes!

Të dielën në autostradën B6 afër Fischbach-ut ai me veturën e tij BMW X5 kishte kryer krimin e tmerrshëm.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid