ardit-gjebreaIntervista me Marjan Rrokun duket se do i kushtojë moderatorit të spektakleve Ardit Gjebrea.

Babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga ish-oficeri I SHISH, ka depozituar sot në Gjykatë një padi ndaj Ardit Gjebreas. Fasni Canaj ka paditur për fyerje Ardit Gjebrean, ndërsa cështjen në ngarkim e ka marrë avokati, Saimir Visha.

Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri në vitin 2001 u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderator intervistoi Marjan Rrokun nga qelia. Rroku rrëfeu sesi vrau nënë e bijë në vitin 2001 ndërsa shprehej se ishte penduar.
Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut ka indinjuar pjesëtarët e familjes Canaj duke cuar kështu cështje dhe në gjyq.

Sipas familjes Canaj, versioni i dhënë nga ish-agjenti i SHIK-ut për vrasjen e nënë e bijë të ndodhur në mars të vitit 2001, nuk është i vërtetë. Gjatë intervistës nga qelia, Rroku deklaroi se nuk mbante mend momentin e vrasjes, sepse gjithcka i ishte errësuar gjatë konfliktit me nënë e bijë.

Por për motrën e Alda Canaj, Orneva Canaj vrasja ka qenë e paramenduar se Marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profili në facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish punonjësi i SHISH.
Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra tjetrë, dhe se “ky monster’ i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes së saj.

Loading...

Si i vrau oficeri i SHIK Alda Canajn dhe nënën e saj
Ishte 29 marsi i vitit 2001 kur Marjan Rroku qëlloi për vdekje mbi 16- vjeçaren Alda Canaj dhe nënën e saj Mbarimen. Ngjarja e rëndë ndodhi para Pallatit të Sportit në kryeqytet. Në atë kohë, Marjani 27-vjeçar e kreu vrasjen makabre me armën e tij të punës. Rroku ishte agjent i SHIK-ut. Në atë kohë, mediat shqiptare raportuan se krimi ndodhi pasi autori kishte qenë në një lidhje dashurie me viktimën. Ndërsa, pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar, mediat e huaja shkruan se Marjan Rroku kishte pasur si qëllim trafikimin e vajzës jashtë vendit. Gjithashtu, në shkrimet e botuara në atë kohë, u përfol se Rroku përndiqte dhe ngacmonte Aldën për muaj me radhë përpara se të qëllonte për vdekje atë dhe nënën e saj.
Menjëherë pas vrasjes, Marjani u zhduk. Vetëm një vit pas vrasjes, Rroku u gjykua në mungesë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Më vonë u zbulua se ai kishte hyrë në SHBA që atë vit, në 2001, duke përdorur një pasaportë sllovene nën identitetin e rremë, ku njihej si Jeton Mirakaj. Atje ai krijoi një jetë të re. Gjeti punë dhe krijoi familje, ku nga martesa e tij lindi edhe një djalë. Kevin Connolly, marshall në SHBA, në vitin 2004 nisi kërkimet për të gjetur të kërkuarin ndërkombëtar Marjan Rroku.
Në atë kohë, ai kishte shumë pak informacion se ku fshihej Rroku. I dënuari përjetë u arrestua 10 vite pas krimit të kryer, në një apartament ku jetonte së bashku me djalin dhe bashkëshorten e tij. Kjo e fundit nuk kishte qenë në dijeni të faktit se Toni Mirakaj (ashtu siç e njihte ajo) kishte qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Vetëm një ditë pasi Connolly arrestoi të shumëkërkuarin, ai ndaloi në Virginia për të takuar Ornelën (motrën e Aldës) dhe si dhuratë i dha prangat me të cilat kishte prangosur Marjan Rrokun. |bw|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid