EuroEkspertë për çështje financiare thonë se vlera e rritur e kredive në sistemin bankar tregon më së miri se në tregun e Kosovës mungojnë paratë e gatshme.

Loading...

Shumica e qytetarëve në Kosovë që kanë nevojë për mjete financiare, qoftë për investime në patundshmëri, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, madje edhe për pushime, iu drejtohen bankave komerciale për kredi. Kjo situatë e krijuar ka bërë që bankat në Kosovë vit pas viti të rrisin fitimet e tyre në shifra marramendëse.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vlera e fitimit në dhjetë bankat komerciale që operojnë në Kosovë, vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shkuar në 19.9 milionë euro.

Ekspertë për çështje financiare thonë se vlera e rritur e kredive në sistemin bankar tregon më së miri se në tregun e Kosovës mungojnë paratë e gatshme, se pagat janë të vogla dhe se kosovarët nuk sigurojnë kursime për çfarëdo lloji investimi.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid