World-Bank-LogoNjë vrojtim i kryer nga Banka Botërore në vitin 2013 ka dalë në përfundime tronditëse mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Vrojtimi ka pyetur 360 biznese shqiptare në periudhën nga marsi deri në korrik të vitit 2013. Sipas tij 89.5 për qind e ndërmarrjeve të mesme dhe 100 për qind e ndërmarrjeve të mëdha paguajnë rryshfete për të fituar tenderat publik.

Loading...

Rezultatet janë bërë publike në dokumentin shoqërues të programit 5- vjeçar të bashkëpunimit që Banka do të ketë me Shqipërinë për vitet 2015-2019. Sipas saj, ky korrupsion gjerësisht i përhapur inkurajon informalitet masiv në ekonomi. Në dokument thuhet se 36 për qind e ekonomisë është informale. Kjo, sipas vrojtimit bën që gati gjysma e punësimit në vend të jetë në të zezë ose gri dhe në degë të caktuara si ndërtimi, mbi informaliteti i punonjës arrin deri në 75 për qind.

Pak ditë më parë bordi i drejtorëve të Bankës miratoi programin 5- vjecar të bashkëpunimit me Shqipërinë. Programi parashikon financimin nga Banka të 1.2 miliardë dollarëve borxh për 5 vitet e ardhshme, të cilat sipas dokumentit do të përdoren në disa sektorë kyc për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit.

Dokumenti vlerëson qeverinë për reformat e nisur në disa fusha si energjiam, pensionet apo ndarja administrative, të cilat sipas tij kanë nisur të japin efektet e para pozitive në stabilizimin e ekonomise dhe rimwkwmbjen e saj.

Paralelisht ai vendos një set objektivash konkrete deri në vitin 2018, mes të cilave uljen e humbjeve të energjisë në 18 për qind, atë të borxhit publik në 65 për qind dhe përmirësin e klasifikimit të vendit në renditjen “Doing Business”. |tch|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid