testiNjë vajzë 27-vjeçare nga Anglia, në një program live të Jeremy Kyle ka bërë një test për të vërtetuar se është e virgjër.

Shona Knight e ka bërë këtë veprim për t’i treguar të gjithëve se ajo nuk ka ndërmend të bëjë seks paramartesor, shkruan “The Mirror”.

Vajza e cila ishte fejuar në moshën 17-vjeçare dhe më pas ka prishur fejesën, është bërë shkak bisedash se ajo mund të kishte kryer marrëdhënie seksuale me ish të fejuarin.

loading...

“I dhashë fund fejesës pasi nuk isha gati. Mendoj se martesa është gjëja më e rëndësishme dhe se unë duhet të ruaj virgjërinë derisa të martohem”, ka thënë ajo.

Por, pasi njerëzit kanë filluar ta akuzojnë se ajo nuk mund të ishte e virgjër, vajza ka guxuar duke dalë përpara të gjithëve me një test virgjeriniteti, transmeton Telegrafi.

E ftuar së bashku me nënën e saj në emisionin e Jeremy Kyle, vajza ka vërtetuar virgjërinë kur moderatori ka lexuar rezultatin duke i thënë se ajo nuk ka gënjyer, pasi 27-vjeçarja ishte vërtetë e virgjër.

“Nëse nuk e do bëja këtë publike, nuk do kisha pasur një familje të mirë dhe jeta ime do ishte gjithë dyshime”, ka thënë Shona.

Sipas saj, nëse e gjithë kjo nuk do ishte zbuluar, ajo do ta kishte shumë të vështirë të gjente një burrë të mirë për të krijuar një familje me tradita.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid