Karim-BenzemaNë Francë, prania e Benzema në kombëtare për Evropianin e vitit të ardhshëm është gjithnjë e më shumë në dyshim, pavarësisht besimit që ka futbollisti për të kundërtën.

Loading...

Ato që e thonë një gjë të tillë janë të përditshmet prestigjioze “L’Equipe“ dhe “Le Parisien“, sipas së cilave sulmuesi 27-vjeçar ka të ngjarë që të mos grumbullohet në kombëtare deri në momentin e zgjidhjes së çështjes “Valbuena“.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet, në datën 10 dhjetor do të japë një konferencë shtypi pasi të ketë zhvilluar një mbledhje me Komitetin Drejtues, ku pritet të diskutojnë të gjitha temat aktuale të futbollit transalpin, lajm ky që është konfirmuar nga vetë ky institucion nëpërmjet një komunikate.

Që nga momenti i shpërthimit të skandalit “Valbuena“, Noel Le Graet është shfaqur i kujdesshëm, por shenjat tregojnë se të enjten e ardhshme ai do të bëjë të ditur përjashtimin e Benzemasë nga përfaqësuesja franceze, derisa të mbyllet përfundimisht kjo çështje.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid