beqajPas tensioneve të vazhdueshme, sot në seancë u thërrit Konferenca e Kryetarëve, për të vendosur për rastin e Beqajt.

PD kërkoi përjashtim 10 ditë për Beqajn, pasi i tha Albina Dedës “kafshë”. Por në fakt, pretendimi është rrëzuar pasi Beqaj nuk është deputet ndaj s’mund të merret vendim.

Loading...

Ka qënë vetë Beqaj që i ka kërkuar falje, ndërsa ka theksuar se këto fjalë nuk duhet të përdoren në Parlament. “Ditët në vijim uroj të përdorim sa më pak fjalë fyese”, ka thënë ai.

Gjithçka nisi kur opozita kërkoi që ministri i Shëndetësisë të trajtojë rastin e një pacienti të vogël, të quajtur Kristi Maze.
Por ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se janë marrë me këtë rast prej një viti. Tensionet kulmuan kur Beqaj ofendoi deputeten e PD, Albina Deda, duke e quajtur “kafshë”.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid