behramiIshte viti 1990, kur familja Behrami e dinte se duhej të linte shtëpinë e saj. Ragipi, që udhëhiqte një fabrikë plastikash dhe Halimja që punonte si sekretare, u larguan nga vendet e punës shkaku i tensioneve etnike.

Mitrovica ishte vendlindja e tyre, tash e ndarë: në jug e banuar me shqiptarë dhe në veri e banuar me serbë.
Kështu ata morën vajzën Valentinën, djalin e tyre Valonin dhe u larguan, shkruan sot Koha Ditore.

25 vjet më vonë Valon Behrami shikon prapa vendimin që e shpëtoi familjen e tij. Ai sot ndihet me fat, por edhe kupton ata që po kalojnë nëpër të njëjtën situatë.

Ai ndihet keq dhe i kupton vuajtjet e mijëra sirianëve që po largohen nga vendi i tyre i zhytur në luftë.

Loading...

“Gjithçka filloi prej gjërave të vogla, nga problemet mes serbëve dhe shqiptarëve”, kujton Behrami. “Një ditë prindërit e mi vendosën që aty nuk kishte të ardhme. Kështu që u larguam për ta provuar fatin diku tjetër ku do të kishte punë”.

Në një natë të ftohtë të dhjetorit, familja Behrami mori udhëtimin me autobus për Zvicër, ku përkohësisht u akomoduan para se të vendosën në Stabio, kufirin zvicerano-italian.

“Tre muajt e parë ishin shumë të vështirë”, shton Behrami. “Ne i kemi parë prindërit duke qarë dhe pas tyre kemi qarë edhe unë dhe motra. Pothuajse për çdo ditë kemi qarë”.

Me kalimin e kohës, familja Behrami u përshtat me jetën në Zvicër, prindërit u punësuan, kurse Valoni zbuloi dashurinë e tij për vrapimin dhe më vonë për futbollin. Përkrahja lokale i ndihmoi familjes Behrami të qëndrojë në Zvicër, në vend se të detyrohej të kthehej në Kosovë në vitin 1996. Shtatë vjet më vonë Valoni luante futboll profesionist në Itali. Prej asaj kohe ai është bërë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës kurse karrierë krahas Italisë ka bërë edhe në Gjermani e Angli, në të cilin vend po luan tani me skuadrën e Watfordit. Të shtunën (sot) Behrami do të kthehet në ekip pas suspendimit prej tri ndeshjeve dhe do ta ndihmojë Watfordin përballë Arsenalit.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid