berishaIsh kryetari i Partisë Demokratike dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar debatin mes kryeministrave Edi Rama e Aleksandar Vuçiq të transmetuar të martën në mediat e rajonit.

Këtë debat Berisha e ka vlerësuar si të dominuar nga kryeministri serb, i cili, sipas Berishës, është tallur me kryeministrin e Shqipërisë.

Postimi i plotë Berishës në Facebook:

“Në paraqitjen televizive të dy kryeministrave, Rama dhe Vuçiq, ky i fundit i këputi Ramës një shpoti, në fakt një tallje ekzemplare. Ai i tha gazetarit se “unë jam lider lokal, kryeministër i Serbisë, kurse zoti Rama është lider botëror”!! Kjo ishte një tallje cinike por dhe plotësisht e merituar, ndaj të cilës vet Rama nuk reagoi dot. Natyrisht, nuk me vjen absolutisht kurrë mire që kryeministri i Serbisë apo cilido kryeministër të tallet me kryeministrin e Shqiperisë. Por për këtë fatkeqësia është e shqiptareve dhe vetëm e jona.

Vuçiç u tall me Ramen pasi deklaratat e tij paranojake, apo te njeriut me hunde ne qiell dhe ate ne diell, kane marre dhene. Keshtu, kjo ishte tallje plotesisht e merituar sepse:

Kur behesh per t’u tallur, vetem talljen meriton.

– Edi Rama, ne nje hark kohor dy javor, para, gjate dhe pas samitit te Vjenes, si “lideri boteror” cullak i Shqiperise, ka leshuar akuza, kercenime dhe prognoza fatale per Bashkimin Europian te padegjuara ndonjehere nga nje lider i ndonje vendi europian.

– Rama, para nisjes per ne Vjene, kercenoi BE-ne ne mediat amerikane per gjakderdhje te medha ne Ballkan, njelloj si dikur eterit e tij apo me vone Millosheviçet, Sheshelet dhe Arkanet e Beogradit. Ai, si nje lloj kasandre donkishoteske deklaroi ne mediat italiane se BE po deshton si motor shprese, madje e paralajmeroi Europen se po rrezikon “shpartallimin me themeli”.

Loading...

– Gjate dhe pas Samitit ai beri aty bruto figuren e te fortit duke kercenuar se “nuk jemi engjej dhe nuk eshte se nuk jemi te afte te hapim probleme”, apo “Europa ka humbur drejtimin”, sepse per kasandren e keqe Rama, ajo “do shkaterrohet.”

– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse ne ekspozene e tij ne Vjene “furiozi” Rama, siç preferoi te quaj ai veten, rrjeshtoi suksese imagjinare me te cilat neveriti te tjeret saqe deryroi kryeministrin e Malit te Zi ti thoshte “liderit boteror” shqiptar pa te mbathura se, “shoh qe Rama ka shume deshire per t’u integruar ne BE por persa i perket vendit tim une shoh se kemi shume pune per te bere, sfidat e mia jane papunesia dhe krijimi i vendeve te punes”.

– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse “lideri boteror” cullak i Tiranes do genjente paturpesisht ne Vjene dhe do deklaronte ne prani te kancelares Merkel se shqiptaret qe kerkojne azil ne Gjermani jane emigrante shqiptare ne Greqi dhe nuk jane banor te Shqiperise, gje qe detyroi kancelaren te nxjerri te nesermen ministrin e saj te brendshem te pergenjeshtroje Ramen dhe te thote se ata jane qytetare qe banojne ne Shqiperi.

– Tallja eshte plotesisht e merituar sepse Edi Rama, ne prag te vizites se Kancelares Merkel ne Shqiperi dhe rajon, kercenonte kancelaren dhe Europen duke perdorur besimin musliman te shumices se shqiptareve, “na pranoni se Shqiperia mund te behet hapesire e madhe per islamin radikal”.

– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse “lideri boteror” cullak i Tiranes, ne dy vjet kryeminister, ne arenen nderkombetare eshte provuar si absolutisht genjeshtari me i madh. Ai, per dy muaj me rradhe genjeu aleatin tone me kryesor SHBA, OKB dhe mbare boten.

Mediat shqiptare ne teresi, me ndonje perjashtim te ndonje portali qe ishte kritik, e percollen me heshtje apo indiference te plote talljen e merituar qe kryeministri i Serbise i beri Rames. Por Brukseli dhe jo vetem Brukseli gumezhijne nga gazi dhe hilariteti me shpotine e Vuçiç ndaj Edi Rames, qe si paranojak nxjerr pa dogane dhe me krenari nga goja cfare i thote mendja e tij e semure. Por ky eshte nje deshtim i madh per mediat tona ne qendrimin e tyre ndaj interesit publik, per te mos thene qe disa papagaje te Rames ne Shqiperi dhe keshilltare te tij neo-jugosllave ne Kosove (te cilet jane nisur sot heret ne mengjes per Beograd per ti marre nje interviste shterruese Vuçiçit per shpotine e tij), do ta paraqesin talljen Vuçiç si nje profeci te vertet, si kalim te Rames nga “lider i Ballkanit”, ne “lider boteror”, paçka se cullak!” (sic.), ka shkruar Berisha.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid