bildZbulimin më të ri në Ballkan e konsideron prestigjozja gjermane “Bild” Shqipërinë turistike për këtë verë. Autori i artikullit Oliver Abrahams shpalos edhe arsyet pse duhet vizituar vendi ynë.

Artikulli nis me një paragraf, ku shkruhet: Në Shqipëri? Pse jo! Vendi i vogël që laget nga dy dete, Adriatik dhe Jon ofron plazhe endërrash, kulturë të pasur, thesare natyrore dhe njerëz të përzemërt, të cilët i mirëpresin me nderime miqtë. E megjithatë, çmimet janë mëse të moderuara, shkruan “Bild”.

loading...

Autori Abrahams flet për eksperiencën e tij gjatë turit në disa qytete shqiptare. E nis me përshkrimin e një darke të paharrueshme në Durrës, në tarracën e një restoranti me pamje nga deti. Propozon gjithashtu edhe ushqimet që ofrohen në restorant me çmimet përkatëse.

Përshkrimi vijon me Krujën, ku këshillohet vizita në kala dhe pazarin e vjetër të qytetit, i shquar për suvenirët dhe punimet e ndryshme artizanale me motive shqiptare. Më pas vjen Berati me pasuritë e rralla kulturore, me shtëpitë e objektet e kultit qindra vjeçare.

Udhëtimi i “Bild” vijon me turizmin natyror në jug të vendit me vizitën në malet e Gjirokastrës dhe tek syri i kaltër. Duke shkuar më në perëndim, Abrahams flet për hotelet me 5 yje të Sarandës, baret e restorantet luksoze. Turistët ftohen të vizitojnë edhe Parkun Kombëtar të Butrintit dhe rrënojat antike.

Në fund është rruga panoramike përgjatë bregdetit nga Saranda në Vlorë, ku mund të gjesh plazhe të fshehra e gjire të mrekullueshme dhe parkun kombëtar të Llogarasë.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid