blatterSepp Blatter është shtruar në një spital të mërkurën dhe me gjasë do të mbes aty për disa ditë.

loading...

BBC raporton se presidenti i suspenduar i FIFA-s ka pësuar një “rrëzim të vogël” dhe “tronditje nervore”, por pritet të shërohet tërësisht.

Një zëdhënës ka thënë se Blatter i ka thënë atij: “Trurin dhe zemrën i kam mirë, por trupi po më lëshon”.

Blatter, 79-vjeç, më parë është suspenduar për 90 ditë muajin e kaluar pas shpërthimit të skandalit për korrupsion.

Rasti kriminal ka për bazë faktin nëse ai ka keqpërdorur paratë e FIFA-s.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid