blatterNë raundin e dytë për kryetarin e ri të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, është tërhequr Princ Ali dhe kësisoji, Joseph Blatter është zgjedhur presidenti i FIFA-s. Kujtojmë se kjo është hera e pestë me radhë që Blatter zgjidhet president i FIFA-s që nga viti 1998.

Sapo ka përfunduar raundi i parë i votimit për presidentin e FIFA-s.

Loading...

209 anëtarët e FIFA-s do të votojnë nëse Blatter (79 vjeçar) apo Princi Ali (39 vjeçar) do ta udhëheqin shtëpinë botërore të futbollit.

Sepp Blatter ka fituar 133 vota, kurse Princi Ali bin al-Hussein 73 vota, njofton Klan Kosova.

Pasi asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka arritur t’i marrë 140 vota apo më shumë, pra 2/3, prandaj do të procedohet me raundin e dytë, në të cilin mjafton të fitohet shumica e thjeshtë, pra 105 vota.

Sot, gjatë ditës, Blatter ka thënë se ai do të “mbajë përgjegjësinë për stuhinë aktuale”, kurse Princi Ali e ka premtuar sjelljen e “agimit të ri dhe largimin e errësirës”.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid