bushiAlban Bushi ka mohuar që është zënë më përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Ka mjaftuar mungesa e menaxherit të Kombëtares, Alban Bushi, në konferencën për shtyp të trajnerit Gianni De Biasi dhe disa zëra në korridoret e FSHF-së se mes palëve ka një krisje, që ky të bëhej dje një prej lajmeve më të klikuara.

Shumë flisnin për një krisje të fortë mes trajnerit dhe menaxherit dhe aludohej se tekniku italian kishte kërkuar largimin e Bushit nga stafi teknik.

loading...

Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar dje me menaxherin e Kombëtares, Alban Bushi, i cili ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës duke thënë se janë vetëm thashetheme.

“Nuk kam dijeni për asgjë. Janë vetëm thashetheme. Jemi të fokusuar plotësisht te përgatitjet për dy ndeshjet e radhës miqësore. Po punojmë maksimalisht për të marrë rezultate pozitive dhe për të bërë paraqitje të mira. Ato që përfliten në lidhje me mua dhe trajnerin De Biasi janë thjesht dhe vetëm thashetheme”, deklaroi Bushi në prononcimin e tij.

Aludimet për një krisje të mundshme mes palëve erdhën duke pasur parasysh intervistën që dha Bushi për gazetën “Panorama Sport” menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë në “Francë 2016”

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid