ramaDy vjet qeverisje ku duken si tetë vjet të konsumuara. Ç’po ndodh me qeverisjen shqiptare e parë nëpërmjet syrit të qytetarit dhe jo tavolinës së pazarit?!

Po të ndjekësh me vëmendje politikën e këtyre dy viteve dhe të ulesh ta diskutosh me miqtë në kafen e mëngjesit të përfshirë kush me njërën forcë politike e kush me tjetrën që janë në bashkëqeverisje fillon e dëgjon teoritë si p.sh : Lojtar i fortë Meta nga malet e Skraparit tha që nuk u trembte nga CEZ dhe ja ku ia doli, hidhet tjetri deshi Rama të mbyllte lojën se s’ka ç’i bën koalicionit!

Në atë heshtjen tënde mëngjesore rri e mendon me vete; kur këta dhe e quajnë qeverisjen një lojë me top se kush e pason e kush e pret jo më qeveritarët vetë. E ndërsa qytetari harxhon kohën kush e pasoi apo kush e priti topin, goli shënohet në xhepin e pushtetit ( për golin e lekëve e kam fjalën ) !

Çdo ditë xhepi i qytetarit varfërohet dhe mjerohet edhe më tepër, por lojtari shënon gola pafund e ne na mbetet të ruajmë tifozërinë tonë me fanatizëm duke thënë “Gooool, çfarë lojtari” . Një gëzim i madh ky në ditët mediokre ku vetëm dëgjon lajmet e lutesh çdo ditë shyqyr që kemi shëndetin se në Shqipëri merr fund !!!!

Po a jemi ne vetë fajtorë të gjithë këtij kaosi?! Për aq kohë sa kërkojmë lojtar e jo qeveritar, mendoj se po. Mbase dy vjet ju duken pak, por për dy vjet asnjë sprovë qeveritare nuk u kalua. Nuk u kalua kur u shtua papunësia që ishte premtimi elektoral dhe rinia shqiptare mori rrugët e Evropës më shumë se vetë sirianët.
Nuk u kalua kur u premtua shëndetësia falas ku përveçse nuk u bë kurrë falas, as me pagesë sot nuk e gjen shërbimin shtetëror si pasojë e ilaçeve të skaduara, tenderave apo golave të shëndetësisë.

loading...

Nuk u kalua as kur u tha se do mundej klientelizmi apo korrupsioni, përkundrazi sot e kemi në përmasa edhe më të mëdha vetëm shtohen ligjet e nuk ka kush t’i zbatojë !
Nuk u kalua as kur u tha se taksat do të jenë më të ulëta pasi sot i ke më të larta !
Nuk ndodhi asgjë e mirë për të ardhur sot era shtet, sepse sot u monopolizua gjithçka nga lojtarët qeverisës ku golat i shënojnë dhe pa portier (sepse ligjet janë për t’i lexuar ai që vjedh energjinë elektrike pa dashur, sepse mundësitë për të pasur një rrogë për të mbajtur një familje janë zero, kjo gjithmonë në rastin më të mirë kur je i punësuar) Ja pra ky është (pu)shteti.

Sensibilizimi nuk shkoi kurrë për të gjitha këto shqetësime që po i jetojmë çdo ditë, por u sensibilizuam së tepërmi për Ballistin! Jam dakord mbase Rama si lojtar që është luajti lojën e Vuçiç kur vendosi ta burgosë por as që më shkon në mëndje të sensibilizohem për Ballistin sikur s’më mbetet asnjë motiv sensibilizimi qytetar e të përfundoj të bëj lojën e lojtarit! Kauza ime jetike apo patriotike shkon përtej standardit heroik të Ballistit. Aq shumë u sensibilizuat për një ndeshje kur e vodhi kryeministri festën e kombëtares sa do doja të sensibilizoheshit çdo ditë kështu për vjedhjet e xhepave tuaj nga lojtari i preferuar ku taksa zë emrin e dytë të lojtarit. Por jo, ai është lojtar dhe si i tillë ka merita e meriton tifozëri!

A ishte një gëzim që pas kaq shumë vitesh kombëtarja jonë ishte kualifikuar në Kampionatin Europian?! Padyshim që ishte, por nga sa duket lojtari i pushtetit duhej të tregonte medoemos se ai e ndjeu më shumë se çdo shqiptar, duke treguar pushtet dhe në një festë kombëtare. Në 24 orët e asaj dite, përpara mediave më shumë dëgjuam të flitej se si e priti kryeministri kualifikimin se sa tifozët apo vetë djemtë e kombëtares. Kështu u kalua edhe përgjegjësia e përmbytjeve sepse ai mbetet edhe lojtari mediatik përveçse i qeverisë. Luan bukur kur ju bën moral për ndeshjet e futbollit dhe harron të bëjë moral mbi arrogancën e #vajmedetit që ju shkelmon çdo ditë të drejtat.
E pra Rama ju premtoi shtetin, por në mëndje pati vetëm pushtetin! Pushtetin si lojtar i moralitetit të një anije tashmë në pikë të hallit ku si padashje nga zyrat e tij del një e-mail drejtuar arrogancës së ministrave e u flet pikërisht për arrogancën të cilën strehën e gjen tek lojtari.

Por zgjedhja përsëri mbetet e juaja të mbështesni nesër standardin qeveritar apo atë lojtar! Me shpresën e çdo dite që standardi qeveritar s’do mbetet një ëndërr për replikë e kafeneve të mëngjesit! (Nga Orisa Ylli BW)

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid