parlamenti-kosoveDeputetët e opozitës në Kosovë kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në sallën e mbledhjes plenare, pavarësisht se kontrolle të imtësishme ishin kryer para hyrjes së tyre në Kuvend, përfshi këtu edhe vetë kreun e këtij institucioni, Kadri Veseli.

Nga informacionet e fundit mësohet se gazi është hedhur nga deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli dhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

loading...

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ndërprerë menjëherë seancën dhe ka thirrur mbledhjen urgjente të Kryesisë për të vendosur hapat e mëtejshëm të nevojshëm që duhen ndërmarrë.

Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, nga holli i Kuvendit ka deklaruar se, gazin lotësjellës e kishin marrë nga policia. “Ajo polici që nuk është e kapur nga shteti po ndihmon edhe në futjen e gazit në Kuvend”, ka deklaruar Konjufca.

Opozita kosovare kundërshton marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe vijën e demarkacionit me Malin e Zi.

Gjithashtu, sërish këtë të enjte deputetët e opozitës kanë hequr pikturat e reja të vendosura në hollin e Kuvendit.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid