shqiperi-armeniKa nisur prej dy ditësh tashmë shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri–Armeni, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 29 Mars ora 18:00.

Pikat e shitjes se biletave per këtë event do të jenë pranë biletarisë së stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe pranë asaj të stadiumit “Elbasan Arena”.

Loading...

Biletat për këtë ndeshje shiten gjithashtu edhe online që prej më shumë se dy javësh.

FSHF njofton të gjithë tifozët se stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë sigurie të nivelit më të lartë, te dukshem dhe të padukshëm në sy të lirë. 

Çmimet e biletave:

Tribunat C2, G2 = 1.000 lekë

Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 lekë

Tribunat D, F = 2.000 lekë

Tribuna E = 3.000 lekë

Tribunat B1, B5 = 6.000 lekë

Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 lekë

Tribuna B3 = 10.000 lekë

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid