debiasi2Gianni De Biasi nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e Kombëtares në Vjenë, mbi të gjitha në 30 minutat e para të miqësores me Austrinë. Trajneri i cilësoi të dhuruar dy golat e pësuar nga Kombëtarja, duke theksuar se Shqipëria u kthye në rrezikun e vetëvetes.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Skuadra jonë nuk mund të pësojë dy gola në atë mënyrë, ishin dy gabime tejet të evitueshëm. I dhuruam dy golat. Më të rrezikshmit nga kundërshtarët? Në pjesën e parë të lojës më të rrezikshëm për veten… ishim ne. 30 minutat e para të lojës nuk ishin të mira për ne, ndërsa në pjesën e dytë arritëm të ndryshonim gjithçka”, deklaroi De Biasi.

Loading...

Por, jo gjithçka ishte për t’i hedhur poshtë nga testi i parë në kuadër të finaleve të Euro 2016. Trajneri De Biasi vlerësoi reagimin e skuadrës, ndërsa shprehu rezerva për kartonin e kuq të Ergys Kaçes.

“Folëm në dhomat e zhveshjes dhe me zëvendësimet e kryera arritëm ta ndryshonim lojën. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë se Austria. Kartoni i kuq i Kaçes? Këto lloj kartonësh nuk jepen në miqësore. Episodi ndikoi në rezultat, sepse nëse do të luanim me 11 lojtarë do të kishim barazuar. Pas kësaj ndeshje mund të them që më pëlqeu dëshira e madhe e treguar nga skuadra për të reaguar dhe për të ndryshuar në momentin e vështirë”, tha De Biasi.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid