de-biasiGianni De Biasi është bindur se kombëtarja e vendit të tij mund të shkojë deri në gjysmëfinalet e Euro 2016, por me kusht që gjatë rrugës të mos ndeshet me Shqipërinë.

“Italia e drejtuar nga Antonio Conte mund të arrijë në gjysmëfinale të Kampionatit Europian”. Kjo gjë është brenda mundësive”. Ky është parashikimi që Xhani De Biazi, trajneri i Shqipërisë, bëri mëngjesin e djeshëm për ANSA, gjatë një galaje futbolli në Triveneto të Viçencës.

“Kombëtarja italiane”, shtoi De Biasi, i cili, nga ana tjetër është edhe vetë protagonist direkt në fazën finale të kompeticionit që zhvillohet në Francë, verën e vitit të ardhshëm, pas kualifikimit historik me Shqipërinë, – sigurisht nuk është në grupin e favoritëve të mëdhenj, por kjo mund të jetë, gjithashtu, një avantazh në fund. Realisht, Italia mund të mbërrijë deri në gjysmëfinale. De Biasi, trajneri i Shqipërisë, bashkë me Tramezanin, ndihmësin e tij italian Atëherë, në atë pikë, duke e njohur një trajner të mirë dhe motivues si Antonio Conte, gjithçka mund të ndodhë. Sinqerisht, me Italinë e sotme nuk mund të mburremi se kemi një nga ekipet më të mira të të gjitha kohërave, por kemi ende një prej portierëve më të fortë në botë, si Bufon, dhe mbrojtjen e testuar të Juventusit. Pastaj, siç mësojmë nga historia e finaleve, duhet të kesh në këtë muaj një gjendje të mirë sportive dhe, ndoshta, pak fat, sepse skuadrat luajnë kokë me kokë, gjithçka vendoset në 90 minuta”, transmeton javanews.

loading...

“Shqipëria ime”, tha De Biasi,” është në vazon e katërt. Kjo do të thotë se do të luajmë, gjithsesi, me kombëtaret e forta. Atëherë, kjo nuk bën dallim. Edhe në raundin kualifikues, në letër kemi pasur pak shpresa, sepse kemi sfiduar kundërshtarë më të mëdhenj, si Portugalia, Danimarka dhe Serbia, por në fund ne bëmë atë që s’e mendonte askush. U renditëm të dytët në grup dhe u kualifikuam direkt për në finalet e Euro 2016”. Një sukses i tillë ishte historik për Shqipërinë, sepse ndodhte për herë të parë.”

Po sikur Shqipëria dhe Italia të bien në të njëjtin grup të Euro 2016, ndërkohë që janë bashkë edhe në kualifikueset e Botërorit 2018?

“Nëse do të jemi në të njëjtin grup, kjo do të thotë se ju do të bëni tifo edhe jashtë Italisë”, thotë me shaka De Biasi”.

“Për pjesën time, dëshiroj në mënyrë specifike të përmbushet ky parashikim. Edhe ju i dëshironi tifozët shqiptarë, sepse për ta Italia është një shtëpi e dytë”, përfundoi De Biasi.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid