debiasi2Shqipëria sot do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore, ku në stadiumin ‘Qemajl Stafa’, do të jetë nikoqire e Gjeorgjisë.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur për takimin ndaj Gjeorgjisë por edhe atë ndaj Kosovës.

Ndërkohë italiani ka dhënë një deklaratë shumë interesante duke thënë se skuadrat e forta janë frikësuar të përballen me ‘kuqezinjtë’.

“Skudrat e forta si Franca, nuk kanë dashur të përballen me ne, sepse kanë frikë se humbasin. Unë ua kam shpjeguar edhe me parë, Gjeorgjia ishte e vetja zgjidhje që kishim në datat e nëntorit”, zbuloi De Biasi arsyet pse u zgjodh Gjeorgjia si testi i radhës për kuqezinjtë.

Loading...

“Është një ndeshje e veçantë, sepse vijmë pas një feste të madhe në Kosovë, si dhe pas mbrëmjes gala të FSHF-së. Do të jetë një test për djemtë, sepse do të kemi shumë pak kohë në dispozicion për ta përgatitur këtë miqësore me Gjeorgjinë, që është macja e zezë për ne. Në këtë ndeshje do t’i bëjmë gjërat ndryshe nga sfida me Kosovën, sidomos në organizimin e lojës”, u shpreh De Biasi.

“Kundër Kosovës Manaj ishte protagonist, madje shënoi gol, ndërsa Veseli u aktivizua për një pjesë loje. Janë dy lojtarë të prespektivës, të cilët unë i kam në konsideratë. Gjashtë muajt e ardhshëm do të tregojnë se cili do të shkojë në Francë”.

“Dyert e kombëtares do të jenë të hapura për çdo talent që mund të shpërthejë gjatë kësaj kohe. E kam thënë edhe më parë, do të mbështetëm te futbollistët që na kanë çuar në Francë”, përfundoi De Biasi.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid