renia-helikopteritAutopsia ka zbardhur tashmë shkakun e vdekjes së pilotëve në aksidentin ajror, kur helikopteri me të cilin ishin nisur për stërvitjen rutinë u rrëzua në liqenin e Shkodrës.

Loading...

Dy ushtarakët, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë humbur jetën nga rënia e menjëhershme e helikopterit në ujë.

Sipas specialistëve, vdekja e pilotëve ka ardhur si pasojë e shokut traumatik të pësuar nga përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin. Vdekja ka qenë e menjëhershme si pasojë e shembjeve të rënda që viktimat kanë pësuar në pjesën e kraharorit.

Ushtari profesionist Gerald Baramuça është përplasur në pjesën e pasme të kabinës duke vrarë shpatullën e më pas ka arritur të dalë e të hidhet, pasi mjeti ka anuar nga e majta.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid