Deputetët e Partisë Demokratike kanë tentuar të qëllojnë me vezë kryeministrin Edi Rama, por në të dyja rastet nuk kanë “goditur në shenjë”. E gjithë situata ndodhi ndërsa seanca plenare e kësaj të enjteje kishte përfunduar pas votimit vetëm nga mazhoranca të dekreteve për shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Ndërsa deputetët e mazhorancës po linin sallën, opozita vijonte të ishte në foltoren e Kuvendit ku qëndroi thuajse gjatë gjithë zhvillimit të seancës që nuk zgjati as gjysmë ore.

Shefi i qeverisë ka qëndruar ulur gjatë gjithë seancës pa u bërë pjesë e debateve e duke ndjekur në heshtje protestën e demokratëve brenda sallës së Kuvendit.

Loading...

Por në moment të fundit, disa nga deputetët duket se nuk e kanë duruar dot këtë situatë dhe faktin që kërkesat e tyre për dekriminalizimin, ligjin për konfliktin e interesit dhe komisionet hetimore, nuk u morën fare në shqyrtim nga Kuvendi, dhe ndaj kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit.

Veza e parë i ka kaluar shume prane kryeministrit Edi Rama, i cili i eshte shmagnur duke levizur me shpejtesi koken, ndoshta dhe instiktivisht. Por edhe pse nuk ishte shenjester e demokrateve, veza i ka rene ne kembe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj.

Por ndersa deputeti qe qelloi per here te pare nuk dallohet mire mes turmes se demokrateve, i dyti qe qellon ndaj Rames eshte Genti Strazimiri. Edhe këtë radhë shefi i qeverisë ka shpëtuar paq, duke mos u prekur nga veza. Rama la parlamentin nga dalja anësore duke mos kaluar përmes sallës, ndërsa për të shmangur goditjen nga veza shoqëruesi i tij hapi çadrën.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid