albaPër çiftin Alba dhe Diedon gjithçka po shkon perfekt. Dy të rinjtë po e shijojnë dashurinë e tyre mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë rrëfim Diedoni na tregon se lidhja e tyre është konsoliduar tanimë, aq sa po mendojnë të kenë edhe një fëmijë. Më tej, djaloshi nga Kosova na jep detaje edhe për natën e parë të çiftit, që për dy muaj vendosën të mos kishin marrëdhënie seksuale në shtëpi. Gjithçka në rregull është edhe me familjen e të dyve, ku me sa duket e kanë me shumë qejf këtë lidhje. Stomatologu nga Mitrovica, tregon se Alba dhe mamaja e tij janë bërë mikesha shumë të ngushta, aq sa dhe kafen e mëngjesit e pinë bashkë, shrkuan sot Bluetooth.

Si po shkon lidhja juaj jashtë?

Lidhja jonë po shkon më së miri. Ne kemi bashkë 4 muaj dhe gjithçka po ecën më mirë sesa në “Big Brother”. Aty brenda kishim mundësi të njiheshim dhe të flisnim shumë, ndërsa jashtë kemi mundësi të vizitojmë më shumë vende të tjera, të shijojmë më shumë praninë e njëri-tjetrit. Gjithçka është më së miri.

Si po e kaloni kohën mes Tiranës dhe Kosovës, kush udhëton më shpesh?

Edhe pse kemi një distancë fizike, jemi përpjekur të takohemi sa më shpesh. Alba është ajo që më viziton më shpesh, sepse unë jam më i zënë me punë në këtë periudhë. Ia kalojmë shumë mirë dhe familja ime e pret me shumë dëshirë vizitën e Albës.

Si i ka marrëdhëniet Alba me mamanë tuaj?

Të shkëlqyera! Janë më shumë si shoqe sesa si vjehrra me nusen. Pinë kafen çdo ditë bashkë në ballkonin e shtëpisë dhe dalin shpesh me njëra-tjetrën. Janë lidhur shumë dhe i kam parë që takohen dhe e shijojnë kohën që shpenzojnë. Më vjen mirë për këtë fakt. Familja ime e ka pëlqyer Albën që kur ishim brenda në “Big Brother”, ndaj dhe ta njihnin nga afër ishte edhe më bukur për ta.

Loading...

A ju ka dhënë ndonjë këshillë mamaja juaj për Albën?

Jo, nuk më ka thënë asgjë. Duke qenë se kanë një marrëdhënie shumë të mirë, nuk besoj se ka pasur nevojë të më japë ndonjë këshillë. Ajo e ka parë që ne jemi të lumtur.

A e ka pasur të vështirë Alba përshtatjen me mentalitetin e Kosovës?

Jo, nuk e ka pasur aspak të vështirë. Duke njohur natyrën e Albës, që përshtatet shumë shpejt me çdo njeri dhe çdo vend, ky nuk ka qenë një problem për ne. Plus që nuk janë mentalitete dhe aq të ndryshme nga njëri-tjetri.

Si ka qenë nata juaj e parë pasi dolët nga “Big Brother”?

Nata jonë e parë ka qenë pa gjumë fare. Ne u përmbajtëm për dy muaj aty brenda, ndaj dhe nata jonë e parë ka qenë e gjitha pa gjumë natën. E lodhshme por e bukur; mund të them se ishte si një muaj mjalti.

A keni bërë plane për fejesën ju të dy?

Kemi biseduar për të formalizuar lidhjen tonë, sipas traditës, por mendojmë se është pak herët për të hedhur këtë hap. Natyrisht që bisedimet me familjet janë bërë.

Po për fëmijë a keni folur, kur do të bëjnë Alba dhe Diedoni një fëmijë?

Po, kemi folur edhe për këtë pjesë. Alba është vajzë e vetme, por edhe në shtëpinë time nuk jemi shumë fëmijë, ndaj dhe mendoj se shumë shpejt do të vijë një fëmijë në familjen tonë. Jam i bindur që do të sjellë shumë harmoni për të gjithë ne. Megjithatë janë planet e së ardhmes.

Ku do të pushoni këtë verë?

Jemi të bindur se do të jenë pushime të paharrueshme. Nuk e kemi vendosur akoma vendin, por në fund të gushtit mendoj se do të shkëputemi për të pushuar disa ditë. Kemi nevojë për këto pushime.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid