Demir-HoxhaNjë ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë 9 vjeçare, në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku mësuesi kujdestar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënësen e tij.

Demir Hoxha, 62 vjeç, banues në fshatin Zharnec të Lushnjes, me profesion mësues, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A.K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare.

loading...

Abuzimi i përsëritur ka ndodhur në ambientet e shkollës. Mësohet se e mitura u ka treguar prindërve dhe më tej është bërë denoncim në polici.

Dyshohet se Hoxha abuzonte seksualisht me të miturën rreth moshës 13 vjeçare, duke e kërcënuar sistematikisht.
Pas denoncimit 62-vjeçari u arrestua, ndërsa gjatë shoqërimit mohoi çdo gjë. E mitura i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, nga e cila është konfirmuar edhe abuzimi seksual.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid