dokumentarMë shumë se një muaj pasi grupi i xhirimit që punon për llogari të ESPN, rrjetit të famshëm amerikan, i dedikuar për ngjarjet sportive, është gati dokumentari që morri shkas nga përballja me ngarkesë të fortë emocionale mes Shqipërisë dhe Serbisë, zhvilluar në 8 Tetor.

“Rruga drejt historisë asnjëherë nuk është e lehtë”. Është kjo fabula që përmban dokumentari, kushtuar Kombetares Shqiptare, në ëndrrën tashmë të bërë realitet, “Francë 2016”.

Loading...

Traileri i publikur nën titullin “Battle in the Balkans”, “Beteja në Ballkan” në rrjetin social Facebook, na rrëfen se producenti Charlie Askew, prezanton Kombëtaren, përmes intervistave me futbollistët, drejtuesit e saj, gazetarët dhe dëshmitarët e asaj që ndodhi në Beograd, në stadiumin “Partizani” mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Grupi i xhirimit nuk është ndalur vetëm në fushën e gjelbër. Ashtu siç edhe pohoi në intervistën për Televizionin Klan në muajin Tetor, kohë kur u zhvilluan xhirimet, Charlie Askew rrëfen jo vetëm Shqipërinë Kuq e Zi, por edhe rrugëtimin e saj, që nga eksodi në fillim të viteve ’90, traditat, zakonet e deri në ditën e fitores së madhe, Shqipëria për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid