rruga-durresitAnkesave të ngritura nga banorët e zonës së Plazhit, në Durrës, dhe denoncimeve të njëpasnjëshme nga opozita, në lidhje me projektin e ri të rikualifikimit të zonës, i është përgjigjur drejtori i Departamentit të Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj, në një intervistë për DurrësLajm.

“Qyterët kanë të drejtë të ankohen se nuk janë njohur me projektin, – tha Qehajaj. – Rruga “Pavarësia”, në zonën e Plazhit, në Durrës, është parashikuar si vijim i rrugës “Mars ’91”, që nis nga hyrja e portit e përfundon tek Ura e Dajanit. Kjo është faza e dytë e punimeve dhe përfundimtare. Është bërë rikonceptimi i kësaj rruge, në të gjithë parametrat e saj, duke e kthyer në një shëtirtore për këmbësorët dhe për pushuesit e plazhit.”

loading...

Megjithatë, banorët kanë ankesa për parkingjet që mungojnë në projekt, për ngushtimin e rrugës, dhe fondet që akordohen për punime që kryehen çdo vit.

Projekti – Ndryshimet në rrugë dhe parkingjet

Projekti parashikon ndërhyrje të artikuluara për moderimin e trafikut, duke filluar nga një ngushtim i përgjithshëm i seksionit të rrugës, nga katër korsi në dy korsi, me karakteristika të ndryshme në pjesë të ndryshme, deri në futjen e gungave të shpejtësisë për vendkalimet e këmbësorëve.

Të gjitha vendkalimet për këmbësorët, të vendosura në pozita tashmë të përfshira në ciklin e projektit në ndërtim e sipër, janë transformuar në vendkalime mbi gunga që veprojnë si vonues shpejtësie dhe rrisin sigurinë.

Ndërkohë, alokimi aktual i parkimit është zgjeruar dhe rregulluar. Dy zona parkimi janë më të qëndrueshme në fillim dhe në fund të zonës së prekur nga projekti. Përgjatë shtrirjes së rrugës, ndikuar nga ndryshimet, janë ruajtur hapësirat e parkimit në skaje me zgjidhje të ndryshme në tipare të ndryshme.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid