dzekoEdhe pse agjenti i tij mohoi negociatat me Romën, mediat italiane raportojnë se Edin Dzeko ka arritur marrëveshje personale me Giallorossët.

Sulmuesi boshnjak dëshiron të largohet nga Manchester City për të qenë lojtar më i rëndësishëm në ndonjë skuadër tjetër.

Loading...

Këto ditë është spekuluar se destinacioni i tij do të jetë Stadio Olimpico, mirëpo përfaqësuesi i lojtarit theksoi se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me klubin italian.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia raporton se Dzeko ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Romën me përfitime prej 4.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Ai paguhet 5.5 milionë euro në sezon te City dhe ka kontratë edhe për tre vite të tjera. Reduktimi i pagës përkon me fjalët e Miralem Pjanic, i cili theksoi se bashkëkombësi i tij do të hiqte dorë nga paga e lartë për t’u transferuar në Serie A.

Ka mbetur që gjërat të zgjidhen mes dy klubeve, ndërsa Roma do ta ofrojë edhe Adem Ljajicin si pjesë të marrëveshjes.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid