e-mituraNjë vajzë 17 vjeçe që përdorej seksualisht dhe dy klientët e saj 34-vjeçarë janë kapur në flagrancë nga agjentët e policisë, në dhomën e një hoteli pranë mbikalimit të Kasharit.

E mitura ishte nën vëzhgimin e Policisë, kur ishte përcjellë nga vjehrri i saj M.B., drejt një lokali nate, ku kishte takuar klientët. “Së bashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit nr.6, është hyrë te dhoma dhe janë gjetur tre personat të zhveshur lakuriq në vaskë.

Janë identifikuar si shtetasit P.B., 17 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç. Është vënë re se në tavolinë kishte gota me alkool, si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë, dy kartëmonedha 1000-lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve. Në momentin kur është hyrë në dhomë, shtetasi E.R., ka marrë pjatën dhe e ka hedhur në drejtim të vaskës.

loading...

Më pas iu është thënë të visheshin. E mitura P.B., ka shpjeguar për Policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë”, përshkruhej ndërhyrja e Policisë në vendimin e Gjykatës, që fajësoi tre “protagonistët” për akuzën e “prostitucionit”. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 nëntorit 2014, kurse këto ditë, gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin duke e dënuar të miturën me katër muaj burgim. Gjykata pezulloi dënimin e adoleshentes me burg, raporton gazeta “Panorama” dhe e la me liri me kusht për një periudhë 18-mujore. Dy klientët, të pandehurit E.R., dhe E.H., janë dënuar me nga 9 muaj heqje lirie. Rrëfimi i të miturës që përdorej seksualisht Gjatë hetimeve, 17-vjeçarja ka rrëfyer se prej dy vitesh është braktisur nga familja e saj dhe është strehuar në banesën e të dashurit të saj. Gjatë kësaj kohe, ajo ka ushtruar prostitucion, të cilën e konsideronte si punë dhe me paratë që fitonte ka shpërblyer familjen e të dashurit.

E pyetur në prani të avokatit dhe të psikologut, minorenia P.B. ka rrëfyer si i jepte para vjehrrit dhe bashkëshortes së tij. Sipas saj, punën si prostitutë e ka nisur vite më parë, duke u influencuar nga shoqet e veta, si dhe ka treguar dhe raste të tjera të prostitucionit të kryer në ambiente të ndryshme. “Ajo thotë se familja e të pandehurit M.B. ka dijeni që ajo ushtron prostitucion, por në asnjë rast ata nuk i kanë siguruar klientë apo ambiente ku ajo të ushtronte prostitucion. Kontaktet me klientët ajo i vendoste vetë nëpërmjet telefonit”, citohej deklarimi i minorenes në vendimin e gjykatës.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid