sassuolo-interSkuadra e papërshtatshme italiane, Sassuolo ka arritur një fitore të madhe në -‘Giuzzeppe Meazza’, duke mposhtur Interin.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Di Francesco, ka luajtur një ndeshje të mençur duke e ndalur Interin për gjatë 90 minutave dhe në fund duke shënuar golin e fitores.

loading...

Ka qenë mbrojtësi brazilian, Miranda që ka shkaktuar penallti në minutën e 95-të të ndeshjes.

Penalltinë e fituar në gol e ktheu sulmuesi i talentuar Domenico Berardi për t’i dhuruar skuadrës së tij një fitore të madhe.

Pas kësaj humbje, Inter vazhdon të mbetet në krye të Serie A me 39 pikë të tubuara, një më shumë se Napoli që ka një takim më pak të zhvilluar.

Ndërkohë me këtë fitore , Sassuolo ka kaluar Milanin në renditje dhe ndodhet në pozitën e gjashtë me 31 pikë.

Në javën e ardhshme, Inter do të jetë mysafir tek Atalanta, ndërsa Sassuolo udhëton në Napoli.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid