ndocajDita e djeshme ishte plot emocione dhe një sfidë më vete për deputetin më të ri Eduart Ndocaj. Kapelja e tij e më tej makina, ishin mjaft të komentuara nga mediat e jo vetëm.

Jo më pak rëndësi ka pasur edhe shkrepja e një foto, ku mesa duket, ai ka pritur që çdo gjë të përfundonte dhe të kishte hapsirën e nevojshme për të realizuar një të tillë në Kuvend.

loading...

Eduart Ndocaj u betua mesditën e djeshme si deputeti i Parlamentit shqiptar dhe rreth orës 13:00, dha një deklaratë ku tha se ndjehej krenar që ishte pjesë e tempullit te demokracisë. Por që prej betimit, ai duket se ka pritur më shumë se 6 orë për të bërë një foto në foltoren e Kuvendit.

Ai u betua në mesditë, ndërkohë që në foto ai shihet vetëm dhe pas tij nuk ka asnjë deputet apo ministër. Sipas një llogaritje të thjeshtë, Parlamenti u mbyll në orën 18:00 dhe “kaubojsit” i është dashur të presë të paktën 6 orë për të shkrepur këtë foto që e ka postuar në rrjetin social Facebook.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid