ekonomiaShqipëria është përkeqësuar në rendijen për rrezikun ekononomik që publikohet nga portali Euromoney, i cili publikon analiza të ekspertëve për rreziqet ekonomike e politike për 186 vende të botës.

Me vlerësimin më të fundit për 3 mujorin e parë të 2015-ës, Shqipëria ndodhet në vendin e 103-të. Vendi ynë ndodhet aktualisht në grupin e fundit, atë të pestë, përsa i përket performancës ekonomike dhe nga ky portal vlerësohet me 35.8 pikë nga 100 pikë maksimale, në një studim ku është marrë parasysh edhe vlerësimi i agjensive të kreditimit Moody’s e Standard & Poor’s që e kanë vlerësuar Shqipërinë, respektivisht me notat B1 e B. Euromoney vlerëson megjithatë se rreziqet që i kanosen Shqipërisë janë të larta, me sektorët tregtarë e financiarë që janë të lidhur ngushtë me Italinë e Greqinë.

Loading...

Perspektiva është që Shqipëria t’iu bashkangjitet vendeve të grupit të katërt, me të cilët e ndan vetëm një gjysmë pike nga vlerësimi aktual, çka nënkupton një vlerësim më të mirë të kreditimit, që mund të arrijë notën BB+. Analistja ekonomik i Grupit Bankar të Pireut Dimitria Rostika beson se “perspektiva e Eurozonës ka përmirësuar deri në një farë pike ndjesinë që rrethon Shqipërinë”. “Ato që luajnë një rol të rëndësishëm janë reformat domethënëse të dy viteve të kaluara” – thotë ajo. Këtu përfshihen detyrat e vështira dhe të përmbushura pjesërisht të pastrimit të kredive me probleme që rëndojnë mbi sektorin bankar dhe një nisje ambicioze e reformës në sektorin e energjisë.

Shlyerja e borxheve të qeverisë me asistencën e FMN-së është një pikë kyçe. Ka ende një rrugë të gjatë drejt arritjes së një rritjeje të fortë dhe të qëndrueshme pavarësisht nxitjes së politikave monetare që promovojnë rritjen e kreditimit. Shqipëria konsiderohet me rrezikshmëri të lartë para të gjithash, duke pasur vetëm 1 prej 15 indikatorëve të rrezikut, demografinë, duke përmbushur mbi gjysmën e pikave që janë në dispozicion. Megjithatë, këtë muaj, FMN miratoi analizën e katërt të arritjes së objektivave të vendin për marrjen e kredive, që çoi në lëvrimin e një financimi me vlerë 36 mln euro. Këtë vit, ekspertët konstatuan përmirësime në 4 prej 5 indikatorëve të rrezikut ekonomik të Shqipërisë. Përmirësime patën edhe 4 nga 6 indikatorët politikë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid