samsung7Para disa vitesh, Samsung ka krijuar një treg të madh të njerëzve të cilët dëshironin telefona me ekrane më të mëdha me serinë e saj të fabletëve Galaxy Note.

Më pas, konkurrenca e kompanisë jugkoreane u përpoq gjithashtu të lansojë modele të ngjashme të fabletëve për të konkurruar në atë hapësirë.

loading...

Sony, LG, HTC, dhe përfundimisht edhe Apple u larguan nga kjo hapësirë e telefonave me ekrane më të mëdha, pasi përpjekjet e ndryshme të tyre ishin kryesisht të dështuara.

Megjithatë, Samsung ka mbetur njëri nga lojtarët më dominues në këtë treg.

E nxitur nga kjo pozitë, Samsung kishte lansuar edhe modele të tilla si Galaxy Mega, disa fabletë që nuk ishin asgjë tjetër përpos disa tabletë më të vegjël.

Por sot duket se revolucioni i fabletëve është qetësuar në mënyrë të konsiderueshme. Ka ende disa opsione të mëdha të fabletëve në treg, por këtë vit duket se do të ketë shumë më pak opsione me ekrane të pajisjeve që shkojnë deri në 6”.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid