el-shaarawySulmuesi italian, Stephane El Shaarawy, mund ta përfundojë aventurën e tij te Milani.

Loading...

Ylli i ‘kuqezinjve’, ka pasur probleme të mëdha me lëndime vitin e fundit dhe nuk ka mundur të tregojë më të mirën nga vetja.

Me ardhjen e trajnerit serb Sinisa Mihajlovic, El Shaarawy, duket se nuk do të ketë vend në formacionin bazë të Milanit dhe po e mendon largimin.

Së fundmi ka qenë eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio që ka njoftuar se reprezentuesi italian mund të transferohet në kampionatin francez te Monaco.

Ardhja e dyshes Bacca-Adriano, ia ka minimizuar atij gjasat që të luaj dhe Milani po mendon ta shesë atë për 20 milionë euro.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid